Isa Mustafa sot mbledh kryesinë e LDK-së

Aktuale

Isa Mustafa sot mbledh kryesinë e LDK-së

Më: 4 mars 2019 Në ora: 08:21
Isa Mustafa, LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë sot anëtarët e Kryesisë së saj.

Kështu ka bërë të ditur LDK, nëpërmjet një njoftimi.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 13:30, të hënën, ndërsa do të udhëhiqet nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Mediat janë ftuar të marrin pjesë për përcjelljen e saj, teksa partia ka bërë të ditur se, pas përfundimit të mbledhjes, Mustafa do t’ju drejtohet gazetarëve në një konferencë.

Temat e diskutimit në këtë mbledhje të Kryesisë së LDK-së nuk janë bërë të ditura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat