Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se në Kosovë operojnë shumë shërbime sekrete.
“Jo vetëm BIA, por ka shumë shërbime inteligjente që operojnë në Kosovë e që kanë qëndrime armiqësore ndaj nesh”, ka thënë Ibishi.
“Serbia ka prezencë në pjesën veriore por edhe pjesë të tjera të zyrtarëve të MUP-it”, ka thënë ai në Sytë Shtatë.
Megjithatë sipas tij situata është e menaxhueshme sa i përket sigurisë.
“AKI ka kapacitetet e duhura, ka edhe përvojë disavjeçare. Situata në veri nuk është e mirë në vazhdimësi, por tash është më e qetë dhe stabile. Dorëheqjet e kryetarëve të komunave veriore nuk e zbehin situatën e sigurisë sepse autoritetet janë atje. Është situatë e menaxhueshme. Siguria nganjëherë rrezikohet nga vet ne sepse nuk marrim masa”.