Zeka e quan “faqezi” Ejupin, tregon kush qëndron prapa tij

Aktuale

Zeka e quan “faqezi” Ejupin, tregon kush qëndron prapa tij

Nga: A.Zh Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:46
Milaim Zeka

Osman Ejupi, anëtar i Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës, për të cilin u raportua javën e kaluar se kishte punësuar katër anëtarë të familjes në Telekom, sot ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga kjo pozitë.

E duke komentuar në lidhje me këtë, deputeti i Nismës Socialdemokrate Milazim Zeka, ka treguar se Ejupi ishte edhe pjesëtar i kësaj partie.

Zeka në një postim në Facebook, e ka quajtur Ejupin “faqezi”, teksa ka thënë se prapa tij qëndrojnë edhe persona të tjerë që “sheshin moral”.

Postimi i Zekës:

Sa për informacion të publikut. Ky faqezia ka qenë në NISMA, e kam kritiku, po prapa tij qëndrojnë do të tjerë që shesin moral...

Njësoj e ke edhe në partitë tjera...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat