Verifikimi i statusit të personave të dhunuar në luftë, kritikohet komisioni

Aktuale

Verifikimi i statusit të personave të dhunuar në luftë, kritikohet komisioni

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:10
Verifikimi i statusit të personave të dhunuar në luftë, kritikohet komisioni

Në komisionin për të drejtat e njeriut është trajtuar edhe puna e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusin e personave të dhunuar gjatë luftës, ku deputetët kanë pasur ankesa për punën që po bënë ky komision.

Deputetja Teuta Haxhiu, ka thënë se puna e këtij komisioni nuk është serioze, pasi ka shumë vonesa.

"Komisioni qeveritar për personat e dhunuar gjatë luftës, nuk janë fare serioze. Është papërgjegjësi totale e komisionit. Si komision erdhi një herë, edhe një shkresë", tha ajo.

Ajo tha se në takimin që e kanë pasur, kanë marrë shumë ankesa, por që asnjë prej tyre nuk kanë dërguar një shkresë për t’u ankuar për kushtet në të cilat punojnë.

Në këtë komision është shqyrtuar edhe një kërkesë të organizatës ‘Avonet’, që rasti i vajzës nga Drenasi të kalojë në Gjykatën e Ferizajt.

Kenan Gashi nga kjo organizatë, ka thënë se kjo kërkesë vije pasi Gjykata në Ferizaj, i trajton më prioritet këto raste.

"Për arsye se kjo gjykatë ka vënë në prioritet fushën e ngacmimeve dhe të dhunimeve", tha ai.

Deputeti Shemsi Syla, ka thënë se kjo çështje duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.

"Unë mendoj që kjo është çështje e drejtësisë. Nuk e di sa është e ligjshme të merremi me këtë çështje", tha ajo.

Deputetja Lirije Kajtazi, tha se si komision duhet të angazhohen që të sigurojnë një avokat për vajzën dhe sipas saj diçka tjetër nuk mund të bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat