Haradinaj flet pas takimit me Lutfi Hazirin

Aktuale

Haradinaj flet pas takimit me Lutfi Hazirin

Nga: D.RR Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:49
Ramush Haradinaj dhe Lutfi Haziri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot në Gjilan me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Hazirin, transmeton “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se temë kryesore e këtij takimi ishte komuna e Gjilanit dhe zhvillimet në këtë qytet.

Kryeministri ka njoftuar se shpejt do të nis fazën e implementimit dhe Qeveria do të jetë garancë e këtij investimi të rëndësishëm për këtë qytet.

Postimi i plotë:

Gjilanit i kemi kthyer vëmendjen e duhur dhe me dinamikën e re qeverisëse po i japim jetë shumë projekteve për këtë anë. Impianti i ujërave të zeza shpejt do të nis fazën e implementimit dhe Qeveria do të jetë garancë e këtij investimi të rëndësishëm për këtë qytet. Punimet në autorrugët Gjilan - Prishtinë dhe Gjilan Kllokot janë duke vazhduar në dinamikën e duhur derisa objekti i ri policor, Teatri i Qytetit dhe politikat e reja të subvencionimit të bimës që do të hap rrugë zhvillimit ekonomik lokal, janë punë të tjera që i morëm përsipër së bashku me Kryetarin Lutfi Haziri.

Gjilani tashmë ka fondin prej 50 milionë euro për investime në kornizën afatmesme, që përfshinë 5 sektor të rëndësishëm dhe bashkëveprimi për temat që lidhen me zhvillimin ekonomik do të jetë proces i vazhdueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat