Diplomati austriak dhe eksperti i Ballkanit Perëndimo: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk përjashtohet si mundësi

Aktuale

Diplomati austriak dhe eksperti i Ballkanit Perëndimo: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk përjashtohet si mundësi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:50
Stefan Lehne

Diplomati austriak dhe eksperti i Ballkanit Perëndimor, Stefan Lehne tha se ndryshimi i kufijve të Kosovës dhe Serbisë nuk përjashtohet si mundësi, edhe pse ka theksuar se nuk është zgjidhje e dëshirueshme.

“Unë personalisht mendoj se ndryshimet e mundshme të kufirit mund të çojnë në një situatë të komplikuar dhe të vështirë, por kjo gjë nuk është mbyllur përfundimisht, sepse kjo varet nga rrethanat dhe garancitë që jepen si dhe nga rezultati i vendeve fqinje në rajon. Kështu që unë nuk do të thoja se kjo është zgjidhja ime e preferuar, por kjo nuk do të thotë se gjithsesi krijohen pasoja negative dhe se do të jetë gjë e keqe”, ka thënë Lehne.

Ai tha se është e kuptueshme që disa vende të Bashkimit Evropian janë skeptike lidhur me këtë çështje.

Lehne tha poashtu se BE-ja do të përballet me tri vendime të rëndësishme në muajt e ardhshëm.

“Fillimi i negociatave me Maqedoninë veriore dhe me Shqipërinë si dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Unë mendoj se kjo është një provë e besueshmërisë së BE-së në rajon dhe unë shpresoj se këto vendime do të bëhen, pasi kjo do të jetë një shenjë e qartë se i tërë procesi mbetet në anën e djathtë, edhe pse do të jetë e nevojshme edhe për mjaft kohë, derisa këto vende të vërtetojnë se janë në gjendje të bashkohen me Bashkimin Evropian”, ka thënë Lehne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat