FSK bënë gati autoblindat për “Epopenë e UÇK-së”

Aktuale

FSK bënë gati autoblindat për “Epopenë e UÇK-së”

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:53
FSK

Shumë automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë sot teksa lëviznin nga Gjilani në drejtim të Prishtinës.

Nuk dihet arsyeja e nxjerrjes në rrugë të këtyre automjeteve të blinduara të FSK-së, mirëpo dihet që nesër në kazermën “Adem Jashari’” mbahet ceremoni ushtarake në nderim të 21- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Kjo ceremoni mbahet, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat