Haradinaj flet përsëri për Vlora Çitakun, ja çfarë thotë tani

Aktuale

Haradinaj flet përsëri për Vlora Çitakun, ja çfarë thotë tani

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj Serbisë përkundër presioneve të vazhdueshëm do të mbetet.

Ndërsa, sa i për ketë vazhdimit të dialogut, kreu i qeverisë ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për të vazhduar atë, mirëpo pa u ndërlidhur me taksën.

Duke përmendur bashkëpunimin e Kosovës me ShBA-në, kreu i qeverisë tha se mënyra ma e mirë për t’i forcuar marrëdhëniet është me u arritë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mënyra me dalë për me dalë prej këtu ku jemi është njohja e Serbisë ndaj Kosovës”, tha ai.

Duke përmendur deklaratat e tij sa i përket ambasadores Vlora Çitaku, ai tha se në raste të caktuara ajo nuk i ka shpreh qëndrimet e sakta të Kosovës.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë një vizite pune që kishte në komunën e Gjilanit.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri u shpreh se të gjitha partitë politike në Kosovë janë për dialog, mirëpo, ajo që dallon sipas tij është forma si duhet bërë.

Kurse, sa i përket komenteve të tij për korrigjim të kufijve, Haziri tha se qëndrimi i LDK-së dihet që  Kosova e 17 shkurtit 2008 në këto rrethana do të mbetët e pa prekshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat