“Ramush e ke gabuar adresën, nuk e ke qëllim kushtëzimin e Serbisë për njohje…”

Aktuale

“Ramush e ke gabuar adresën, nuk e ke qëllim kushtëzimin e Serbisë për njohje…”

Nga: A.Zh Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:18
Ramush Haradinaj

Veprimtari Bajram Bajraj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës për çështjen e taksës ndaj produkteve serbe, duke thënë se ai e ka vendosur atë vetëm për të qëndruar në pushtet.

Ai ka thënë se autorësinë për taksën e mori Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj, ndërsa Haradinaj ia bëri vetëm “aminin”.

Sipas tij, vendimi për taksën ishte ad-hock dhe i pa studiuar mirë, duke theksuar se ajo nuk kishte për qëllim kushtëzimin e Serbisë për njohjen e Kosovës, përcjell Bota sot.

Bajraj më tej ka theksuar se kryeministri Haradinaj ka gabuar adresën edhe për ruajtjen e integritetit territorial, pasi siç ka thënë ai, kufijtë e Kosovës, sot i ruan KFOR-i dhe nuk ka garancë më të fuqishme se sa ombrella e NATO-së mbi Kosovën.

I vetmi kërcënim për ndarjen e Kosovës, sipas tij, vie nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ideja e tij për “korrigjim kufijsh”.

Postimi i plotë i Bajrajt:

Ramushi është kacavarë për "takse", është dro t'varët (virrët) n'të !

Ramush, taksën p'o e mban për pushtet dhe jo për shtet.

Autorësinë për tarifat 100% mbi mallrat nga Serbia dhe B & H, i morën Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj (PDK-SHIK), derisa Kryeministri Haradinaj(AAK),si partner minor i PAN-it dhe me kompetenca të reduktuara r t'kufizuara ekzekutive, i'a bëri vetëm aminin.

- Vendimi për tarifat ishte ad-hock, i pa studiuar dhe akt afektiv ; produkt nga një gjendje mllefi, tersi e dhe KO-je nga deshtimet, keqeverisja dhe fiasko n't'gjitha fushat...!

- Tarifat s'kishin qellim kushtëzimin e Serbisë për njohje, sikurse nuk janë të atilla sa t'detyrojnë Serbinë të gjynjezohet dhe t'a njoh pavarësinë e Kosovës, këtë e di mirë ; Ramushi, Serbia dhe bashkësia nderkombëtare...!

- Me vendimin dhe masën 100% të tarfiave, nuk mbrohet teritori, kufijtë dhe as sovraniteti i vendit, përkundrazi ; i jep n'dorë një atu t'fortë Serbisë që fajin t'i hedh Prishtinës për dialogun.

- Nese Ramushi, si Kryeministër i Kosovës, e ka seriozisht në ruajtjën e sovranitetit, integritetit dhe terësisë teritoriale të Republikës së Kosovës, përballë Serbisë dhe ambicieve t'saja për copëtimin e Kosovës dhe shtetësisë se saj, atëherë Kryeministri ka gabuar adresën, ngase kufijtë e Kosovës, sot i ruan KFOR-i, dhe s'ka garancë m'a t'fuqishme se sa ombrella e NATO-së mbi Kosovën.

I vetmi kërcnim real dhe serioz për ndarjën dhe copëtimin e Kosovës, vije nga presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaqi , dhe "plani i tij" n'sherbim t'armikut me idenë e "korigjimit të kufirit", dhe kamuflimin popullist të këtij plani me marrjën e Kosovës Lindore brënda Republikë së Kosovës.

Andaj adresa për rrezikun e copëtimit të Kosovës është: Hashim Thaqi e Edi Rama.

Beteja për ruajtjën e terësisë tokësore të Republikës së Kosovës është brënda sojit, derisa lufta me armikun shekullor, nuk fillon me Neve dhe me gjasë, as s'përfundon këtu...!
Poenta është ; t'i ndalim "tanët" që t'parandalojmë armikun, por kjo s'bëhët dhe s'arrihet me "taksë" dhe duke dëmtuar raportët me Amerikë.

F.B

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat