Presidenti Thaçi braktisë intervistën, kjo është pyetja që e “ngushtoi” dhe u largua nga emisioni

Aktuale

Presidenti Thaçi braktisë intervistën, kjo është pyetja që e “ngushtoi” dhe u largua nga emisioni

Nga: D.RR Më: 4 mars 2019 Në ora: 14:32
Hashim Thaçi

Pyetja e drejtoreshës së informacionit në Ora News, Beti Njuma, për një sondazh të gazetarit Berat Buzhala për besueshmërinë që kanë ndaj presidentit Hashim Thaçi nuk i pëlqeu këtij të fundit, e presidenti i Kosovës në atë moment ndërpreu intervistën e cila ishte aranzhuar ditë më parë.

Kjo ndodhi në momentin kur presidenti do të pyetej për rezultatin e sondazhit që ka bërë Berat Buzhala se "Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi"

Sondazhi i publikuar në rrjetet sociale tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 18 % pro Thaçit.

Beti Njuma donte ta pyeste "Përse ishte ky perceptim i publikut?"

Mësohet se në këtë moment presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërprerë intervistën dhe është larguar.

Intervista mes drejtores së informacionit të RTV Ora News dhe presidentit Hashim Thaçi ishte e programuar ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat