Flet Isa Mustafa për takimin me Hashim Thaçin, tregon a do të bëhen pjesë e Qeverisë

Aktuale

Flet Isa Mustafa për takimin me Hashim Thaçin, tregon a do të bëhen pjesë e Qeverisë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 15:12
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të hyj asnjëherë në koalicion me PDK-në apo me ndonjë parti tjetër.

 LDK përsërit se e vetmja zgjidhje për të dal nga “kriza aktuale” janë zgjedhjet.

Kështu tha sot kryetari i kësaj partie Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

Sipas Mustafës LDK i sheh si zgjidhje të vetme zgjedhjet,  ndërsa tha se askush të mos mendojë se nëpërmjet LDK-së do të shpëtohen “ndytësitë e këtij koalicioni”.

“Këtë që e kanë bërë duhet ta lajnë vet”, tha Mustafa.

Sipas tij Kosova duhet të jetë e kujdesshme ndaj miqve për sjelljet që bën e edhe duhet të jenë të kujdesshëm për dialogun.

“Duhet  dikush t’i garantojë qytetarët se në dialog nuk do ketë shkëmbim dhe korrigjim territoresh dhe nuk do vihet në tavolinë deklarata e pavarësisë sepse çdo veprim për territor do ta zhbëjë  shtetin që e kemi bërë. Do të vazhdojmë ta  përkrahim dialogun,  por nuk do përkrahim dialogun që vë në pikëpyetje të arriturat tona”, tha Mustafa.

***

Lideri i LDK’së,  Isa Mustafa ka folur rreth takimit me presidentin Hashim Thaçi para disa ditësh, duke thënë se partia e tij asesi nuk do të bëjë koalicion me këtë Qeveri, pa marrë parsysh takimeve që mund të ndodhin.

‘’Këtë dëshiroj t’ju them se askush mos të mendojë në Kosovë se pa marrë parasysh takimet tona,  LDK s’do të bëjë qeveri në këtë mandat me PDK’në për ta zëvendësuar AAK’në, e as për të shpëtuar ata. S’do të bëjmë asnjëherë diçka të tillë.Këtë që  e kanë bërë duhet ta lajnë vetë e ta zgjidhin vetë. Ne konsiderojmë se duhet të jemi shumë të kujdeshëm ndaj miqve tanë për sjelljet tona dhe shumë të kujdesshëm në dialog’’, ka thënë Mustafa.

Tutje ai ka akuzuar Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn për situtën që po mbretëron tash në vend.

‘’Thuajse Kushtetua është harmonikë e Thaçit. Në tjetrën anë edhe për sjelljen e kryeministrit i cili mendon që ka pronë Kosovën në mbrojtjen e tarifës. Është detyrim i tij që ai ta drejtojë dialogun. Qeveria gjithmonë e ka drejtuar dialogun.  I shohim dytë përgjegjës të situatës së sotme. Kemi problem të papunësisë, puësime familjare e publike. Kemi problem me kontrata të dyshimta, në arsim, në shëndetësi’’, ka shtuar Mustafa.

Mustafa po ashtu ka thënë se Kosova kurrë s’ka qenë në situatë më të rëndë në raport me marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

”Kjo tarifë nuk është në formën e taksëës. Kurrë Kosova s’ka qenë në raport më të rëndë të partneritet me ata që kanë ndihmuar Kosovën. Rezultat i papërgjegjësisë. Jemi këtu të shohim se kah duhet të shkojë ky vend. Zgjidhja e vetme është që të shkohet në zgjedhje”.

***

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhje.

Tashmë pritet të dalin me deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat