Veseli: Më parë bie qeveria sesa largohet baza amerikane

Aktuale

Veseli: Më parë bie qeveria sesa largohet baza amerikane

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:22
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar ka thënë sot se çdo Qeveri që rrezikon raportet me SHBA dhe bazën e Bondsteel mund të bie.

Këtë deklaratë  Veseli e tha pas  hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë, ku ka thënë se Serbisë do t’i përgjigjen ashtu si e meriton, me tarifë dhe me reciprocitet.

Ai ka porositur se askush nuk duhet ta marrë këtë pjesë si “sherr të vetvetes”, teksa ka shtuar se disa e kanë tepruar disa duke e marrë si individuale çështjen e mbrojtjes së vendit. Sipas tij, askush nuk mund ta mbrojë vendin i vetëm.

Veseli: Tana Qeveritë munden me ecë për që shkon Bondsteel-i

“Tana Qeveritë munen me ecë për atë punë, për që shkon Bondsteel-i. Kështu, po ua them me fjalë, unë jam tërhjek prej këtij debati, por po më vjen edhe turp për faktin se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Sovraniteti dhe integriteti mbrohet nga qytetarët e vendit dhe nga institucionet e Republikës të Kosovës. Për atë punë, çdo qeveri ecë”, tha ai.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë për shkak se autoritetet serbe kanë refuzuar vazhdimin e bisedimeve pa heqjen e taksës prej 100 përqind që Qeveria e Kosovës ka vendosur  për produktet nga  Serbia  dhe Bosnja. Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë se mospezullimi taksës së vënë në importet e Serbisë dhe Bosnjës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat