Hale do të vizitojë Kosovën, kërkon masa për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Aktuale

Hale do të vizitojë Kosovën, kërkon masa për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 18:58
David Hale

Nënsekretari amerikan për çështje politike, David Hale, do të vizitojë Kosovën më 9 mars, ndërsa një ditë më herët do të qëndrojë në Beograd.

Lajmi është bërë i ditur sot nga Departamenti amerikan i Shtetit, sipas të cilit  Hale gjatë vizitës në Kosovë do të diskutojë me liderët e lartë shtetërorë për shansin historik që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin me Serbinë dhe do të kërkojë marrjen e masave për të arritur një zgjidhje

Ndërsa në Beograd, zyrtari amerikan do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë me të cilët do të bisedojë për raportet bilaterale dhe dialogun Kosovë-Serbi,.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, emëroi David Hale për nënsekretar më 30 gushtë të vitit të kaluar, ndërsa ai më herët kishte kryer detyrën e emisarit të SHBA-së në Pakistan dhe Liban dhe ishte emisar special për bisedime paqësore për Lindjen e Afërt.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat