Maloku: Shqiptarët duhet të përgatiten për një qasje liberale evropiane

Aktuale

Maloku: Shqiptarët duhet të përgatiten për një qasje liberale evropiane

Më: 4 mars 2019 Në ora: 21:01
Fadil Maloku

“Në Kosovë matrapazët e ‘paqes’ dhe të ‘luftës’, më s’do mund t'i diktonin as ‘shpejtësitë’, e as kahet e emancipimit tonë: POLITIK (se: dështuan me koncesione ndajë Serbisë!), EKONOMIK (se: na gjunjëzuan me varfëri!), SOCIAL (se: na mbajtën në burg kolektiv!), USHTARAK (se: na e vonuan skajshmërisht ushtrinë!) e KULTUROR (se: na e i bënë mish mash vlerat dhe traditën!)”, ka thënë ai.

Ai është marrë edhe me Shqipërinë.

“Kurse, në Shqipëri narkofobët dhe oligarkët socialistë (shih ti absurdin; si ideologji na e shesin barazinë sociale; kurse, si filozofi pabarazinë sociale!?) Sot dhe nesër, ngadalë por, sigurt po fillon etapa e vetëpastrimit të politikës së matrapazëve dhe injorantëve. DILEMË,e vetme mbetet: shkallarja e gatishmërisë qytetare, andej e këndej kufirit (artificial)”, ka thënë ai në një postim në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat