A duhet të hiqet taksa? Flet Dardan Molliqaj

Aktuale

A duhet të hiqet taksa? Flet Dardan Molliqaj

Më: 4 mars 2019 Në ora: 21:29
Dardan Molliqaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar trysninë që po i bëhet Kosovës për heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia, për t’i hapur rrugë vazhdimit të dialogut mes dy vendeve.

Molliqaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se e konsideron taksën “instrument politik”.

Ai ka vlerësuar se masa e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës kundër Serbisë “s’duhet të hiqet hala”.

“Nuk po i ofrohet Kosovës asgjë”, është shprehur ai. “Çfarë do të bëjë Serbia, që Kosova ta pezullojë taksën?”, ka pyetur Molliqaj në T7.

“Nuk ka kuptim që vetëm Kosovës t’i bëhet presion”, ka deklaruar deputeti i PSD’së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat