Lekaj, Mimoza Kusarit: Kukuriz sa të duash, koha ime është shumë e çmuar për ta humbur me ty

Aktuale

Lekaj, Mimoza Kusarit: Kukuriz sa të duash, koha ime është shumë e çmuar për ta humbur me ty

Më: 4 mars 2019 Në ora: 22:18
Kusari dhe Lekaj

Ish kryetari i Gjakovës, tash ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i është përgjigjur me ironi deputetes Mimoza Kusari-Lila, po ashtu ish kryetare e Gjakovës.

“Më vije keq Mimozë! Kukuriz sa të duash, koha ime është shumë e çmuar për ta humbur me ty!”, ka shkruar Lekaj.

Kjo përgjigje e ministrit vije pasi që sot Kusari-Lila mori pjesë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Gjakovës, ku po diskutohej çështja e shpronësimit.

Mimoza Kusari-Lila u përplas ashpër me fjalë me të pranishmit duke i akuzuar për mos-qeverisje të mirë.

Për shkak të tonit të nervozizmit anëtarët e pranishëm kërkonin nga sigurimi që ta nxjerrnin jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat