“Nëse faji për dështimin e dialogut mbetet tek ne, atëherë neve do të na kushtojë”

Aktuale

“Nëse faji për dështimin e dialogut mbetet tek ne, atëherë neve do të na kushtojë”

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:03
Pamje nga takimet e kaluara

Profesori Ibrahim Gashi ka thënë se Kosovës nuk duhet t’i mbetet faji për dështimin e dialogut me Serbinë.

Ai ka folur të hënën në “Analiza e ditës”

“Ne kemi shkuar në stad goxha të lartë të acarimit e konfrontimit me shumë shtete që e kanë mbështetur Kosovën. Shumica nga to kërkojnë suspendimin dhe jo heqjen e taksës. Pavarësisht se kush ka të drejtë vazhdimi i kësaj agonie nuk duhet të ndodhë”, ka thënë ai. “Çdo kryeneçësi mund të na kushtojë. Nëse faji për dështimin e dialogut mbetet tek ne, atëherë neve do të na kushtojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat