Haradinaj nuk pranon të flasë për 500 mijë eurot që shpenzoi qeveria për Ditën e Pavarësisë

Aktuale

Haradinaj nuk pranon të flasë për 500 mijë eurot që shpenzoi qeveria për Ditën e Pavarësisë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:07
Ramush Haradinaj

Në një lidhje telefonike në DPT me Fidanin, kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka pranuar të flasë për 500 mijë eurot që u shpenzuan Ditën e Pavarësisë.

Gazetari i tha “të kthehemi te çështja ku ju e njihni më mirë”, por Haradinaj e ndërpreu.

“Jo, jo, më mirë po kthehemi te Vlora. Do t’i marrim faturat një nga një edhe për atë”, ka thënë Haradinaj.

Së fundmi, kritika të shumta janë gjuajtur në drejtim të Qeverisë lidhur me afro gjysmë milioni që u shpenzuan për të shënuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat