Hamëz Jashari: “Nuk ka dialog me shkije, gjithmonë janë kanë të pabesë”

Aktuale

Hamëz Jashari: “Nuk ka dialog me shkije, gjithmonë janë kanë të pabesë”

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:22
Pamje nga familja Jashari

Një video e vjetër e cila po qarkullon në rrjetet sociale, nxjerrë në pah qëndrimin e heroit Hamzës Jasharit për shumë çështje.

Mes tjerash, Jashari kishte rrëfyer edhe për Ahmet Delinë.

“Ahmet Delia, me sakicë kishte shkuar me vdek për kojshi, pik të natës, veç që e ka dëgjuar zërin” thotë ish komandanti gjatë tregimit.

Tutje, ai thekson se ishin bërë 83 vite nga ky tregim dhe kritikon shqiptarët se pse nuk po luftojnë kundër Serbisë.

“Para 83 vjete po bahen, e na sot, këto ditë në vend se me mbledh mend, vijnë tre katër shkije, milic kishte uniforma demek, e rrethakojnë një shtëpi, e hijnë e grin rob, e piskamë, e kush s’del me than të shkoj t’i ndihmoj qati vëllai. E thojm valla nuk kanë dashtë dikur ata të parët, ishin kon të lig, se nuk ishim mbet nën shka na. A nuk dashen ata, a nuk po duam ne se? Edhe i kemi shti veshtë në lesh” ishte shprehur Hamëz Jashari.

“Deri kur duam me duru kështu burra? Kanë mundur 200.000 vet me u kyç në luftë kundër shkaut, kundër okupatorit, që sot asaj dite nuk na liroi, për ditë djemtë më të mirë duke na i hëngër. Dialog, nuk ka dialog me të pabesin. Gjithmonë shkau i pabesë u kanë”, kishte thënë ish komandanti i ndjerë.

Kjo video i përket një dokumentari që e ka përgatitur, gazetari Milaim Zeka.

Në video shihen pamje të Hamëz dhe Ademit me armë në shtëpinë e tyre. Këtë vit mbushen 21 vite nga koha kur u flijuan heroikisht për lirinë e Kosovës, familja Jashari.

Heroizmi i Jasharajve dhe i të gjithë dëshmorëve është gurthemel i shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat