Medieve serbe iu djeg festimi i shqiptarëve në Tuz që brohoritën UÇK

Aktuale

Medieve serbe iu djeg festimi i shqiptarëve në Tuz që brohoritën UÇK

Nga: F. B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 09:51
Pamje e shqiptarëve duke festuar

Sjellje skandaloze e simpatizuesve dhe mbështetësve të fituesve në zgjedhjet e para komunale në Tuz, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”, duke cituar politikanin serb Nebojsha Medojeviq që thotë se “U festua pa flamurin e Malit të Zi me qindra shenja e simbole tjera”.

“Turp në Tuz! Simpatizuesit e koalicionit fitues Forumi Shqiptar me flamuj të “Shqipërisë së Madhe”, shampanjën e kanë hapur me thirrje për organizatën “terroriste të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK”!”

Xhirimi i festimit pas shpalljes së fitores është publikuar në rrjetet sociale, Askush nga ana e zyrtarëve malazez nuk është distancuar nga “ky teatër” që kanë bërë shqiptarët e ndezur në Malësi. Atmosferë e këtillë ka zgjat deri në fund të natës.

“Ky është produkt direkt i rezultatit të Partisë Demokratike të Soacialistëve DPS ka vlerësuar Milun Zogoviq, funksionar i DPS “Vendi që ka njohur Kosovën që është aleat me Ramën, Haradinajn dhe Thaçin është e natyrshme që të brohoritet për organizata terroriste.

Image

Urime për fitore koalicionit fitues pas zgjedhjeve të para në këtë komunë i kanë dërguar ndaras përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës - Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhei Kadri Veseli.

Marko Kovaçeviq (Partia e re Demokratike) deklaroi se Tuzin e fitoi opcioni shqiptaro-madh.

“Në gjithë këtë situatë të krizës së Malin e Zi, vetëm shqiptarët patën sukses të bëjnë çdo gjë me plotë legjitimitet” - tha Kovaçeviq. “jam krenar që nuk jam ndër ata që duartrokasin terroristin Xhaferi në Cetinjë.

Për Nebojsha Medojeviç lider i Lëvizjes për ndryshime, të gjitha partitë shqiptare në Malin e Zi janë kombëtare dhe të orientuara në arritjen e qëllimit të gjithë shqiptarëve “Shqipëri natyrore” apo “e Madhe”.

“Në kremtimin e fitores në Tuz përveç Shqipërisë iu brohorit edhe ShBA-ve. Nuk kam pa asnjë flamur të Malit të Zi, ndërsa në video duken qindra flamuj tjerë” ka thanë Medojeviç

Image

Bartësi i Listës së partive shqiptare Nik Gjeloshi ka thënë se Tuzi është komuna e parë në mal të Zi që në pushtet do të jenë shqiptarët.

Tuzi është komuna që gjendet në juglindje të Malit të Zi, ka 11 vendbanime me shumicë shqiptare, ndërsa sipas regjistrimit ë vitit 2011 68,5 pqr qind jam shqiptarë, ndërsa të gjithë tjerët pjesa tjetër, ndërsa serbë ka 2 për qind.

Në zgjedhjet lokal në Tuz koalicioni Forumi shqiptar ka fituar 16 nga 32 vende në Kuvendin e komunës, boshnjakët 4, DPS 10, social demokatët  dhe demokratët e Malit të Zi nga 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat