Reeker: Kosova të suspendoj taksën, Serbia të ndaloj fushatën kundër Kosovës

Aktuale

Reeker: Kosova të suspendoj taksën, Serbia të ndaloj fushatën kundër Kosovës

Nga: F. B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:34
Reeker

Ndihmës sekretari shtetëror i ShAB-ve për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë Filip Reeker ka ftuar Prishtinën që të heq taksën ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradin që fokusohet në interesa strategjike në vend të “refuzimit agresiv ndaj Kosovës” , shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Me fushatën e tërheqjes së njohjeve nga ana e vendeve që tashmë e kanë njohur Kosovën dhe bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare si Interpol, Beogradi po dëmton atmosferën e përparimit të marrëveshjes që duhet të siguroj ardhmëri evropiane”, ka thënë Reeker.

ShBA ka shtuar se “nuk angazhohet për ndonjë zgjidhje konkrete, bashkësia ndërkombëtare nuk dikton kushte sepse zgjidhja duhet të jetë e përhershme që do kontribuoj stabilitet në regjion”.

“Do të analizojmë marrëveshjen që të dy palët konsiderojnë se përmbushin këto kushte”, ka thënë ai.

Ai ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të mundësoj vazhdimin e dialogut.

“Kërkojmë suspendim të taksave për kohë të caktuar”.

Përndryshe Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar se nënsekretari amerikan për çështje politike Dejvid Hejl do të qëndroj në Beograd dhe Prishtinë me 8 dhe 9 mars, ndërsa tema kryesore do të jetë vazhdimi i dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat