Zbulohet ekipi i LDK-së që vizitoi Prekazin menjëherë pas masakrës së familjes Jashari

Aktuale

Zbulohet ekipi i LDK-së që vizitoi Prekazin menjëherë pas masakrës së familjes Jashari

Nga: N.Sh Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:07
Pamje nga Prekazi

Deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, vajza e veprimtarit Enver Malokut, ka publikuar dy fotografi të LDK-së nga vizita që i kishin bërë Prekazit, menjëherë pas masakrës së familjes Jashari.

Maloku, thotë se, ftografitë e masakrës, ishim prezantuar në konferencë të jashtëzakonshme nga babai i saj, Enveri, fotografi këto të shkrepura nga fotografi Ilaz Bylykbashi.

Pas kësaj, ajo pohon se, fotografitë ishin shpërnda si rrufe në mbarë botën.

Ja postimi i plotë:

Ky ishte ekipi i LDK-së që vizitoi Prekazin menjëherë pas masakrës së Familjes Jashari. Këto fotografi të viktimave të masakrës që u prezantuan në konferencë të jashtëzakonshme nga Babi im, Enver Maloku, e të shkrepura nga aparati i Ilaz Bylykbashit, u shpërndanë si rrufe në mbarë botën. Ky ishte fillimi i fundit të regjimit serb.

Lavdi dhe përjetësi për të gjithë heronjtë e Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat