Rifat Jashari dëshiron që ushtria e re ta mbrojë Kosovën siç kishte bërë UÇK-ja

Aktuale

Rifat Jashari dëshiron që ushtria e re ta mbrojë Kosovën siç kishte bërë UÇK-ja

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:50
Ushtria e Kosovës

Ai  duke uruar të gjithë për formimin e ushtrisë së Kosovës ka thënë se dëshiron që këta ushtarë të jenë të   gatshëm gjithmonë të mbrojnë territorin e Kosovës siç e ka mbrojtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Duke i falënderuar të gjithë miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shtetet që na kanë ndihmuar dhe shpresoj që prapë do të na ndihmojnë”, tha Jashari.

Epopeja e UÇK-së fillon më 5 mars  dhe përfundon më 7 mars me Natën e Zjarreve.

Më 5 mars 1998 kishte filluar sulmi në familjen Jashari ku pas tri ditësh qëndresë ishin  vrarë komandanti legjendar Adem Jashari, vëllai i tij Hamza dhe të gjithë anëtarët e kësaj familje. Sulmit i kishte mbijetuar vetëm Besarta, vajza e Hamzës që në atë kohë i kishte 11 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat