Ceremonia ushtarake për nder të 21-vjetorit të ‘Epopesë së UÇK-së’, i bën bashkë Thaçin e Haradinajn

Aktuale

Ceremonia ushtarake për nder të 21-vjetorit të ‘Epopesë së UÇK-së’, i bën bashkë Thaçin e Haradinajn

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:53
Ceremonia ushtarake për nder të 21-vjetorit të ‘Epopesë së UÇK-së’, i bën bashkë Thaçin e Haradinajn

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë bërë bashkë sot në ceremoninë ushtarake për nder të 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”

Për dy krerët shtetëror ky ishte takimi i parë pas përplasjeve që kanë pasur së fundi lidhur me taksën dhe dialogun.

Në parakalimin që kanë bërë para pjesëtarëve të FSK-së, në mes të Thaçit e Haradinajt ishte Rifat Jashari po ashtu edhe ministri i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha, Ceremonia ushtarake po mbahet në kazermën “Adem Jashari”

Ky aktivitet mbahet nën organizimin e Qeverisë së Kosovës. “Epopeja e UÇK-së mbahet më 5,6 dhe 7 mars për nder të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, në vitin 1998 në Prekaz të Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat