Profesori i Parisit: Ranë për të mos vdekur kurrë

Aktuale

Profesori i Parisit: Ranë për të mos vdekur kurrë

Nga: N.H Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:03
Familja Jashari

Valon Murtezaj profesor universitar në Paris, përmes një postimi në llogarinë e tij ka përkujtuar 21 vjetorin nga rënia heroike e familjes Jashari.

Murtezaj shkruan se familja Jashari dha gjithçka deri sa asgjë nuk mbet në këmbë përcjell “Bota sot”

“Ju dhatë gjithçka deri sa asgjë nuk mbet në këmbë. Rrahja e zemrës suaj njerëzore, tash është pulsi i zemrës së kombit”, ka shkruar Murtezaj.

Ja shkrimi i tij:

Me 5 dhe 6 mars 1998, ranë për të mos vdekur kurrë.
Në shtëpinë e vet.
Heronjtë e vërtetë.
Ranë për Ne.
Ju dhatë gjithçka deri sa asgjë nuk mbet në këmbë.
Rrahja e zemrës suaj njerëzore, tash është pulsi i zemrës së kombit.

Gjithmonë do të jeni në zemrat tona.
Gjithmonë në lutjet dhe kujtimet tona.
Lavdi përherë familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat