Hoti: Kosova nuk ka asgjë për t'i dhënë Serbisë në këmbim të njohjes

Aktuale

Hoti: Kosova nuk ka asgjë për t'i dhënë Serbisë në këmbim të njohjes

Nga: A.M. Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:18
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Serbia ka mbetur në të kaluarën, bazuar në deklaratën e  presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Hoti është shprehur se Kosova nuk ka asgjë për t'i dhënë Serbisë në këmbim të njohjes.

Për më tepër, Hoti përmes një postimi  në Facebook, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të reagoj karshi këtyre qëndrimeve.

Postimi i plotë:

Retorika e Presidentit serb se nuk mund ta njohin Kosovën pa marrë diçka në kompenzim tregon se Serbia ka ngecur në të kaluarën e saj hegjemoniste. Pres që BE-ja të reagojë karshi këtyre qëndrimeve hegjemoniste.

Kosova nuk ka asgjë për t'i dhënë Serbisë në këmbim të njohjes. Atë që mund t'i ofrojmë është vetëm marrëdhënie fqinjësore të mira, që duhet të paraprihen me kërkim falje nga Serbia për krimet dhe gjenocidin, kthimin e të pagjeturve dhe dëmshpërblim sipas konventave ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat