Bytyqi ka pritur në takim ekspert arsimorë nga Malajzia

Aktuale

Bytyqi ka pritur në takim ekspert arsimorë nga Malajzia

Nga: K.M Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:40
Pamje nga takimi

Përmes një njoftimi të tijin në facebook, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se ka prit një takim disa ekspert të fushës së arsimit të prirë nga presidenti i Universitetit të Menaxhmentit dhe Shkencës Mohd Shukri Ab. Yajid, të cilët i ka njoftu për punën e ekspertëve vendor, ku gjithashtu i ka falemderuar për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim.

Ja postimi i plot i tiji në facebook.

 

Sot kam pritur në takim ekspertë të arsimit nga Malajzia, të prirë nga presidenti i Universitetit të Menaxhmentit dhe Shkencës, z. Mohd Shukri Ab. Yajid, me të cilët kam biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në arsimin e lartë.

Gjatë diskutimit rreth reformave që po bëhen në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, z. Mohd Shukri Ab. Yajid, i cili është po ashtu ekspert i edukimit i angazhuar dy herë radhazi në proceset e reformave në edukim në shtetin e tij, shprehu gatishmërinë që eksperiencën e tij ta ofrojë edhe për reformat arsimore në vendin tonë.

Falënderova z. Mohd Shukri Ab. Yajid për gatishmërinë për bashkëpunim dhe e njoftova për punën e grupit të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, që janë duke analizuar gjendjen e përgjithshme në arsimin e lartë, e që mbi bazën e rekomandimeve që do të dalin, do të orientohen edhe reformat tona.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat