Mjet shpërthyes në kryeqytet, policia dhe FSK në vend të ngjarjes

Aktuale

Mjet shpërthyes në kryeqytet, policia dhe FSK në vend të ngjarjes

Më: 5 mars 2019 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur pasditen e sotme në rrugën “Tirana” në Prishtinë. 

Policia e Kosovës më të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar perimetrin e zonës së rrezikuar derisa aty është paraqitur edhe FSK me njësitin e saj për de-minim të mjeteve shpërthyese. 

Burimet kanë thënë se mjeti i dyshuar ende ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa autoritetet po punojnë për shpërthimin e tij apo largimin në mënyrë të sigurt.

Personat që jetojnë afër vendit të ngjarjes janë evakuuar deri në një vendim të ri të organeve të rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat