Fotografi e pa publikuar më parë: Rifat Jashari si delegat i LDK-së në vitin 1994

Aktuale

Fotografi e pa publikuar më parë: Rifat Jashari si delegat i LDK-së në vitin 1994

Më: 5 mars 2019 Në ora: 18:52
Rifat Jashari

Ekrem Gërvalla e ka publikuar një fotografi të pa parë deri më tash. Fotografia është e vitit 1994 dhe është realizuar në Berlin. Në të shihet Rifat Jashari.

“Dikur së bashku me bacen Rifat Jashari ishim në të njëjtën parti: në atë të Ibrahim Rugovës, në LDK. Foto nga Kuvendi i rregullt i Degës së LDK-së në Gjermani mbajtur me 29. 09. 1994 në Hotel SCANDIC Berliner Freiheit Nr. 2 BONN. Baca Rifat ishte delegat i Nëndegës së LDK-së nga landi i BAVARISË.

Në foto: Nga e majta ulur Rifat Jashari delegat i nëndegës, Xhemajl Hoxha anëtar i kryesisë së Degës dhe delegat i nëndegës dhe Ekrem Gërvalla anëtar i kryesisë së Degës në Gjermani dhe delegat i nëndegë së LDK për BAVARI”, ka shkruar Ekrem Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat