Deputeti i AAK-së: S’jemi aq budallenj që t’i acarojmë raportet me SHBA-të

Aktuale

Deputeti i AAK-së: S’jemi aq budallenj që t’i acarojmë raportet me SHBA-të

Më: 5 mars 2019 Në ora: 19:33
Shkumbin Demaliaj

Shkumbin Demaliaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se është tragjedi të mendohet se Kosova po i prishë raportet me SHBA-në.

Ai ka folur të martën në “Studio e hapur”.

“Veç të mendohet se Kosova i prishë raportet me SHBA-në është tragjedi. Kosova nuk ka vendose taksë ndaj partnerëve. Nuk e di në cilin segment raportet me SHBA-në janë rrezikuar. Ata po vijnë këtu dhe po takohen me zotin Haradinaj. Ata nëse e shohin se dikush po i dëmton raportet ata nuk takohen me atë”, ka theksuar ai. “Nuk jemi aq budallenj që t’i acarojmë raportet me partnerët tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat