Komandant Hoxha nga Rahoveci dëshmon për 8 orë në Gjykatën Speciale

Aktuale

Komandant Hoxha nga Rahoveci dëshmon për 8 orë në Gjykatën Speciale

Më: 5 mars 2019 Në ora: 20:46
Ismet Tara

Komandanti i UÇK-së nga Rahoveci, Ismet Tara i njohur si komandant Hoxha sot e ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Tara i cili nuk ka pranuar avokat, por ka thënë se do ta mbrojë vetë luftën e pastët të UÇK-së, ka dëshmuar në Speciale për më shumë se tetë orë.

Sipas Enver Shalës, komandant Hoxha e ka nisur dëshminë e tij në orën 10 kurse e ka përfunduar në orën 18 e 15 minuta.

Ai ka dalë nga Gjykata i buzëqeshur.

Tara do të merret edhe nesër në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat