Veseli nga Prekazi: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk i frikësohet askujt - Bota Sot
Veseli nga Prekazi: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk i frikësohet askujt

Aktuale

Veseli nga Prekazi: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk i frikësohet askujt

Më: 6 mars 2019 Në ora: 09:16
Kadri Veseli në Prekaz

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka bërë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së.

Me këtë rast Veseli ka thënë se përulet me krenari para sakrificës së heronjve. Ai ka folur edhe për orientimin e shtetit të Kosovës, ku ka theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se nuk i frikësohet askujt.

Veseli: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk i frikësohet askujt

"Çdo vit vijmë përulemi me krenari para sakrificës së heronjve tanë. Pak ka në histori të popujve që individi dhe një ngjarje mund ta ketë ndryshuar historinë e kombit të vet. Ky është rasti më unikat në historitë botërore. ‘Epopeja e UCK-së’ me komandantin legjendar Adem Jashari me luftën e tij, me qëndrueshmërinë e tij dhe sakrificën e tij e ndryshoi,  i jepi rrjedha edhe ndryshimit të kombit tonë. Sot ne jemi krenar, sot ne ecim bashkërisht përpara në rrugën e forcimit të shtetit, integrimeve euroatlantike, nuk ka kush që na del përpara. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk i frikësohemi askujt dhe Kosova do të jetë përjetë më r zhvilluar, më e fuqishme, më sovrane, më shtet për faktin se ka orientim të qartë, ka orientim të partneritetit, i partneriteti të fuqishëm me ShBA-të dhe Bashkimin Evropian, ka një orientim të qartë edhe të zhvillimit të vet, të gjithmbarshëm. Por, edhe fqinjësi të mi rë me të gjithë fqinjët, ata që duan mirë kemi me shkua mirë, ata që nuk na respektojnë as ne nuk kemi me i respektua", tha Veseli.

Kreu i Kuvendit gjatë homazheve është shoqëruar nga kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, që është edhe pjesë e familjes Jashari, e për këtë Veseli ka thënë se nuk ka më mirë se 21 vite pas kësaj rënie të jetë kryetar i komunës nipi i komandantit Adem Jashari.

***

Gjatë ditës së sotme bëhen homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...