Haradinaj në Prekaz: Jasharajt u shuan që të ringjallet populli i robëruar

Aktuale

Haradinaj në Prekaz: Jasharajt u shuan që të ringjallet populli i robëruar

Më: 6 mars 2019 Në ora: 09:53

(E plotësuar) - Në nderim të 21 vjetorit të "Epopesë së UÇK-së", kryeministri i Kosovës Ramush Hatradinaj ka bërë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz, i cili tha se një familje u shua për t’u ringjallur një popull i robëruar.

Haradinaj: Në Prekaz ka ndodhur kthesa e lirisë

"Sot përulemi me respekt në memorial, para varrezave ku pushon komandanti legjendar, heroi i kombit tonë Adem Jashari, njëkohësisht respekti për këtë sakrificë, por edhe në shenjë respekti për sakrificën e të gjithë brezave për liri. Asnjëherë nuk është e tepërt me thënë se një familje u shua në mënyrë që të ngjallet ose të ringjallet një popull i robëruar atëherë. Këtu në Prekaz ka ndodhur kthesa falë të cilës sot jemi të lirë", kryeministri.

Haradinaj së bashku me kabinetin qeveritar ka vizituar edhe kullën e familjes Jashari ku është pritur nga vëlla i komandantit legjendar, Rifat Jashari.

Më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku  ka rënë heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari dhe anëtarë tjerë të kësaj familje.

Për nder të 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” sot Kuvendi mban një seancë solemne si dhe në orët e pasdites mbahet një akademi përkujtimore.

Veseli nga Prekazi: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk i frikësohet askujt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka bërë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së.

Me këtë rast Veseli ka thënë se përulet me krenari para sakrificës së heronjve. Ai ka folur edhe për orientimin e shtetit të Kosovës, ku ka theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se nuk i frikësohet askujt.

Veseli: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk i frikësohet askujt

"Çdo vit vijmë përulemi me krenari para sakrificës së heronjve tanë. Pak ka në histori të popujve që individi dhe një ngjarje mund ta ketë ndryshuar historinë e kombit të vet. Ky është rasti më unikat në historitë botërore. ‘Epopeja e UCK-së’ me komandantin legjendar Adem Jashari me luftën e tij, me qëndrueshmërinë e tij dhe sakrificën e tij e ndryshoi,  i jepi rrjedha edhe ndryshimit të kombit tonë. Sot ne jemi krenar, sot ne ecim bashkërisht përpara në rrugën e forcimit të shtetit, integrimeve euroatlantike, nuk ka kush që na del përpara. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk i frikësohemi askujt dhe Kosova do të jetë përjetë më r zhvilluar, më e fuqishme, më sovrane, më shtet për faktin se ka orientim të qartë, ka orientim të partneritetit, i partneriteti të fuqishëm me ShBA-të dhe Bashkimin Evropian, ka një orientim të qartë edhe të zhvillimit të vet, të gjithmbarshëm. Por, edhe fqinjësi të mi rë me të gjithë fqinjët, ata që duan mirë kemi me shkua mirë, ata që nuk na respektojnë as ne nuk kemi me i respektua", tha Veseli.

Image

Kreu i Kuvendit gjatë homazheve është shoqëruar nga kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, që është edhe pjesë e familjes Jashari, e për këtë Veseli ka thënë se nuk ka më mirë se 21 vite pas kësaj rënie të jetë kryetar i komunës nipi i komandantit Adem Jashari.

***

Sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së.

Në Kompleksin Memorail “Adem Jashari” qindra persona po bëjnë homazhe që nga mëngjesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat