Kryeveterani i shqiptarëve në Kroaci: Pavarësia e Kosovës nuk ndodhi më 17 shkurt, por më 5 dhe 6 mars

Aktuale

Kryeveterani i shqiptarëve në Kroaci: Pavarësia e Kosovës nuk ndodhi më 17 shkurt, por më 5 dhe 6 mars

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:45
Esad Çollaku

Kryetari i Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë të luftës në Kroaci, Esad Çollaku, ka bërë homazhe te varrezat e Familjes Jashari, bashkë me përfaqësues të OVL së UÇK’së.

Nga Prekazi, Çollaku pati disa mesazhe. Ai tha se pavarësia e shtetit të Kosovës nuk ka ndodhur më 17 shkurt por më 5 dhe 6 mars.

“Pavarësia e shtetit nuk ka ndodh me 17 shkurt, por me 5 dhe 6 mars. Si kontribues i vogël për këtë shtet, që këto tri ditë shteti duhet t’i shpall si ditë pushimi. Asnjë shkollë, asnjë dyqan asnjë institucion unk duhet të punojë në këtë datë, t’ia japim nderimin komandantit Adem Jashari, t’ia japim nderimin familjes Jashari”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat