Porosia e Rifat Jasharit: I madh e i vogël të punojmë për avansimin e shtetit të Kosovës

Aktuale

Porosia e Rifat Jasharit: I madh e i vogël të punojmë për avansimin e shtetit të Kosovës

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:48
Ramush Haradinaj dhe Rifat Jashari

Pas homazheve, kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar edhe kullën e Jasharajve ku është pritur nga vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifati.

Haradinaj tha se është e mrekullueshme të shohësh njerëz nga të gjitha trevat shqiptare që vijnë sot në Prekaz për të bërë homazhe.

“Është e mrekullueshme të shohësh sot të gjithë këta njerëz nga të gjitha anët e atdheut. Falë Zotit që gjaku dhe mundi nuk është humbur dhe ai gjak ka dalë në dritë dhe dritë u bëftë për të gjithë këtë popull”, tha Haradinaj.

Nga ana tjetër, Rifat Jashari, falënderoi kryeministrin dhe të gjithë njerëzit që sot po e vizitojnë duke e thënë se ia largojnë dhimbjen. Ai ka thënë se tashmë duhet të punojmë për avansimin e shtetit.

“Çfarë kënaqësie të shohësh ushtrinë e Kosovës aty në oborr, duke ditur se para 21-vitesh aty ka qëndruar dikush tjetër dhe është folur një gjuhë tjetër. Falë Zotit e arritëm këtë ditë. Tashmë duhet të punojmë nga më i vogli e deri tek më i madhi për të avansuar ushtrinë dhe shtetin e Kosovës”, deklaroi Rifat Jashari.

Më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku  ka rënë heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari dhe anëtarë tjerë të kësaj familje.

Për nder të 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” sot Kuvendi mban një seancë solemne si dhe në orët e pasdites mbahet një akademi përkujtimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat