Lirohet izraeliti që dyshohet se trafikoi organe në Kosovë

Aktuale

Lirohet izraeliti që dyshohet se trafikoi organe në Kosovë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 12:43
Moshe Harel

Gjykata e Larnakas në Qipro e ka liruar të martën izraelitin Moshe Harel, i cili u arrestua në Larnaka sipas një fletarresti ndërkombëtar pasi ai dyshohej për trafikim të organeve në Rusi dhe Kosovë.

Moshe Harel, i cili ishte arrestuar në aeroportin e Larnakës më 28 dhjetor të vitit 2017, qëndroi në paraburgim prej më shumë se dy vitesh.

Ai akuzohej për kërkimin e njerëzve që kanë nevojë për transplantim të veshkave dhe joshjen e donatorëve nga Turqia dhe ish-republikat e Bashkimit Sovjetik për të kryer transplantim në Kosovë.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritur me 10 Qershor 2011, nga prokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel. Ajo e ngarkonte izraelitin Moshe Harel me akuza për trafikim të njerëzve dhe krim të organizuar.

Bashkë me Kosovën, urdhër arrest kishte lëshuar edhe Rusia. Mirëpo, Gjykata e Larnakas, muajin e kaluar, kishte refuzuar kërkesën e Rusisë për ekstradim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat