Kërkohet dorëheqja e Haradinajt: Ik o Kryeministër mediokër, kryeneq dhe tekanjoz

Aktuale

Kërkohet dorëheqja e Haradinajt: Ik o Kryeministër mediokër, kryeneq dhe tekanjoz

Nga: A.ZH Më: 6 mars 2019 Në ora: 12:49
Ramush Haradinaj

Veprimtari Fatmir Bajraj, ka kritikuar sërish kryeminstrin e Kosovës Ramush Haradinaj, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Haradinaj nuk duhet të fshihet pas “taksës” dhe të mbajë postin e tij, përcjell Bota sot.

“Momentumi është ky: Merre ose le, por Kosova dhe shqiptaria, është më e madhe se sa pesha e pushtetit tuaj kontravers dhe tanimë edhe ilegjitim”, ka shkruar ai, teksa kryeminstrin e ka quajtur mediokër, kryeneq dhe tekanjoz.

Postimi i Bajrajt:

Ramush, merr frënjtë, ose ik!

Nese Ramush Haradinaj e kishte kusht postin e Kryeministrit, me lënjën n'dorë kompetencat ekzekutive kushtetuese, pra fatin e vendit, sponzorit të PAN-it dhe Listës "Srpska", presidentit Thaqi, atëherë pas shpërfaqjës së qëllimit të presidentit Thaqi për copëtimin e Kosovës, Ramush Hardinaj duhet t'jap dorëheqje t'menjëhershme ; n'mbrojtje të integritetit teritorial të Republikës së Kosovës, dhe jo t'fshihet pas "taksës", dhe t'mbaj postin i cili rrezikon Republikën e Kosovës.

Ramush!

Momentumi është ky: Merre ose le, por Kosova dhe shqiptaria, është ma e madhe se sa pesha e pushtetit tuaj kontravers dhe tanimë edhe ilegjitim, andaj;

Ik Ramush, bashkë me PAN-in dhe sponzorët; n'Beograd e n'Prishtinë, përkatsisht; Hashim Thaqin & Aleksandar Vuqiqin!

Kosova është edhe e jona, e shqiptaria e t'gjithë shqiptarëve, o Kryeministër mediokër, kryeneq dhe tekanjoz...!

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat