Reagon edhe ambasadori amerikan pas emërimit të Shalës: I zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Reagon edhe ambasadori amerikan pas emërimit të Shalës: I zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:02
Ambasadori amerikan në Kosovë Philip S. Kosnnet

Edhe Ambasadori amerikan në Kosovë Philip S. Kosnnet, ka reaguar pas emërimit të ish-ushtarit të Fatmir Limajt, Naser Shalës, në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (AKKVP).

Fillimisht për këtë reagoi Ambasada Britanike në Kosovë, e cila emërimin e Shalës, e cilësoi shkelje të qartë e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ambasadës Britanike dhe Kuvendit të Kosovës.

I zhngënjyer me këtë emërim është shprehur edhe ambasadori amerikan Kosnett, duke thënë se Kuvendi i Kosovës refuzoi për të emëruar udhëheqjen profesionale në AKKVP, përcjell bota sot.

Sipas tij, deputetët e Kosovës treguan se e vlerësojnë kronizmin më shumë sesa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës.

“Pajtohem me Ambasadën Britanike në Kosovë. I zhgënjyer thellë me refuzimin e Kuvendit të Kosovës për të emëruar udhëheqjen profesionale në Agjencinë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Deputetët treguan se e vlerësojnë kronizmin më shumë sesa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kosnnet, përmes një reagimi në Twitter./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat