Nesër seancë e jashtëzakonshme, Platforma për dialogun votohet në Kuvend

Aktuale

Nesër seancë e jashtëzakonshme, Platforma për dialogun votohet në Kuvend

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:06

(E plotësuar) - Me kërkesë të kryeministrit nesër në orën 9:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Po ashtu në këtë seancë do të votohet edhe Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve

Kështu është marrë vendim sot në Kryesinë e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë tha se nesër pas seancës së jashtëzakonshme do të mbahet edhe një seancë e rregullt prej orës 10:00.

Veseli: Nesër në orën 9:00 seancë për Platformën

“Kryeministri ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për Platformën e delegacionit për detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit. Në orën 9:00, pastaj në orën 10:00 e kemi seancën e rregullt. Kështu e ka kërkuar kryeministri, është me Kushtetutë dhe rregullore, pra është e drejtë e rezervuar e kryeministrit, e presidentit dhe 40 deputetëve me kërkuar për orën dhe seancën e jashtëzakonshme, kur të donë”, deklaroi Veseli.

Ndryshe, Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është hartuar nga Ekipi Negociator për Kosovën. 

***

Seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet ligji dhe platforma për dialogun do të mbahet nesër.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit e cila ka vendosur që kjo seancë që është bërë me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj të fillojë në orën nëntë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë po ashtu tha se po nesër duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet seancë të rregullt.

***

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje ku pritet që të caktohet seanca e jashtëzakonshme.

Seanca është kërkuar me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegaconit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë;

 Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat