Kryeministrja serbe i përgigjet Haradinajt për ftesën për vizitë në Kosovë

Aktuale

Kryeministrja serbe i përgigjet Haradinajt për ftesën për vizitë në Kosovë

Nga: F.B Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:53
Ramush Haradinaj, Ana Brnabiq

Kryeministrja Ana Brnabiq ka theksuar se “nuk ka marr asnjë ftesë për takimin që duhet të mbahet sipas Haradinajt në fillim të prillit”, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”

Ajo theksoi se kryeministrin e Kosovës Haradinajn se dëshiron të iu hedh hi në sy Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve kinse për ftesë Beogradit për takim të kryeministrave të Ballkanit që do mbahet në prill në Prishtinë, ndonëse bënë gjithçka që asnjëherë mos të vij te takimi.

Brnabiç tha se ende nuk ka marr ftesën për takimin që do të mbahet në fillim të prillit sipas Haradinajt.

“Puna e tij është e lehtë nëse do ta kryej, thjeshtë le të realizoj marrëveshjet që janë arritur më herët, që të dëshmoj se janë partner përgjegjës në fjalën e të cilëve mund të llogaritet”, tha ajo.

Sipas asaj, Haradinaj duhet të respektoj marrëveshjen e stabilizim asociimit dhe CEFTA-së duke heq taksat në mallrat serbe, pastaj të implementoj marrëveshjet e Brukselit për formimin e asociacionit.

“Mirëpo e vetmja gjë e qartë është se ai nuk do të respektoj marrëveshjet. Ajo që është e re, tash ai as marrëveshjet me ShBA nuk i respekton”, tha Brnabiç.

Kryetarja e qeverisë tha se gjithçka që bënë Haradinaj shkon në drejtim të destabilizimit të raportit Beograd dhe Prishtinë dhe që mos të ketë dialog.

“Kur ai përsëriti se Prishtina nuk do heq taksat, ai nuk iu drejtua Beogradit, por atyre që i kërkuan të heq taksat. Me atë iu përgjigj BE-së dhe ShBA-ve”, tha ajo.

Brnabiç ka thënë se partnerët në Prishtinë duhet të shqetësohen se një hulumtim i UNDP-së thotë se 95 për qind e serbëve të Kosovës jetojnë në frikë.

Sipas asaj Beogradi është i përkushtuar për dialog dhe me asnjë hap nuk do përkeqësoj raportet me Prishtinën dhe se gjithë do jetë përgjegjëse.

Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar se në Prishtinë në prill do mbahet takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit ku do të jetë edhe kryeministrja e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat