Eksperti i sigurisë: Serbia e din që s’ka më luftë të armatosur, por vetëm akte terroriste

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Serbia e din që s’ka më luftë të armatosur, por vetëm akte terroriste

Nga: N.Sh Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:16
Ushtria e Kosovës

Eksperti i sigurisë, profesor Avni Islami, përmes një postimi në Facebook, thekson se, më nuk ka luftë të armatosur klasike, e këtë sipas tij, e din edhe Serbia.

Sipas Islami, qërimi i hesapeve mes dy shteteve kryhet me akte terroriste.

Aktet terroriste, sipas tij, i paraprijnë masat e destabilizimit ekonomik dhe të sigurisë.

“Nuk ka më luftë të armatosur klasike, këtë e di edhe Serbia. “Qërimi i hesapeve” midis shteteve kryhet me akte terroriste. Akteve terroriste i paraprijnë masat e destabilizimit ekonomik dhe të sigurisë, në mënyrë që aktet terroriste të shtetit agresor, të shkaktojnë frikë, panikë e pasiguri të madhe...Kur, në këtë mënyrë të dëmtohet shteti, pasojnë kërcënimet dhe kushtëzimet politike etj”, thekson Avni Islami, shkruan gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat