Kuvendi shënon Epopenë, edhe aty flitet për partneritetin me SHBA-në

Aktuale

Kuvendi shënon Epopenë, edhe aty flitet për partneritetin me SHBA-në

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:22
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës me seancë solemne ka shënuar përvjetorin e Epopesë së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga foltorja e Kuvendit, qytetarëve iu drejtuan kryeministri i vendit dhe kryeparlamentari.

Prej aty, ata folën edhe për bashkimin e spektrit politik për çështje nacionale, dhe për ruajtjen e partneritetit me Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, në kujtim të veprës dhe sakrificës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, tha se për popullin, Jasharajt dhanë krejt çka kishin.  Ai tha se sot përulën para veprës dhe varreve ku pushon komandanti i UÇK-së dhe familja e tij historike. 

Haradinaj: Kosova ka SHBA-në dhe aleatët, por edhe ushtrinë e mandatuar

“Jasharët dhanë krejt çka kishin të tyren, për ne dhe për atë që është e jona sot. Adem Jashari ishte zemra e orës shqiptare që lëvizi përpara akrepat e historisë duke i ndryshuar epokat. Kur mbi Kosovën ra muzgu, ai zgjoi agun, se ai zgjohej kur të tjerët binin, kur disa kërkonin shtigje, ai çelte rrugë. Andaj sot, të gjithë ne liderë institucional dhe opozitar, siç ishim bashkë dje në përpjekjet për liri, siç jemi bashkë sot në kujtesë të Epopesë së Jasharëve, duhet të bashkohemi nesër e kurdo për të drejtën tonë, sepse ia kemi borxh atdheut, ia kemi borxh kryekomandantit. Falë komandantit legjendar dhe familjes sonë, pas mijëra viteve histori, Kosova i ka miqtë e përjetshëm, ka SHBA-në dhe aleatët, por ka edhe ushtrinë e mandatuar nga ju deputetë të nderuar”, tha ai. 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se lufta e Adem Jasharit dhe sakrifica e familjes së tij vulosën përcaktimin e popullit shqiptar për liri.

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PDK-së tha se miqësia me SHBA-në është vlerë e shenjtë dhe si e tillë është e paprekshme.

Veseli: Miqësia me SHBA-të është vlerë e pa prekshme dhe e pacenueshme 

“Lirinë e kemi arritur me vendosmëri dhe me mençuri. Ishim të patundur në luftë me armikun dhe partnerë me ata që na u ndodhën pranë, miqtë e lirisë sonë –NATO-n, dhe SHBA. Kohëve të fundit, jemi dëshmitarë se janë hapur dilema e janë shtruar pikëpyetje për të ardhmen e këtij partneriteti. Sot, është dita t’i heqim këto dilema dhe t’i bëjmë të pakuptimta këto pikëpyetje. Miqësia jonë me SHBA, aleanca jonë me botën perëndimore, janë vlera të shenjta të kombit tonë, andaj, janë të paprekshme dhe të pacenueshme. Janë përgjithmonë si vetë liria jonë, për të cilën ranë Jasharët e Prekazit dhe mijëra e mijëra dëshmorë të tjerë. Ky është identiteti ynë civilizues, nga i cili nuk mund të heqim dorë, sepse kombet nuk mund të tjetërsohen”, tha ai.

Kreu i Kuvendit theksoi se interesi i shtetit është mbi të gjitha dhe se Kosova nuk do të ketë kthim prapa, pasi këtë e kanë amanet nga dëshmorët.

Veseli: Interesi i shtetit - mbi të gjitha

“Sot, në këtë ditë të madhe, në ditën e Adem Jasharit, duhet dy gjëra t’ua bëjmë të qartë qytetarëve dhe vetes, sidomos vetes tonë si politikanë, si përfaqësues të zgjedhur të popullit, interesi i shtetit është mbi çdo interes tjetër. Kosova nuk do të kthehet pas, Kosova veç do të ecë përpara dhe do të fuqizohet”, tha Veseli.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, organizuar në nderim të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së, i pranishëm ishte edhe Bekim Jashari.

Prekazi ndryshoi historinë e kombit shqiptar

Me rastin e shënimit të 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, Kuvendi i Kosovës sot mbajti një seancë solemne, ku u përkujtua edhe një herë lufta e lavdishme për lirinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprën dhe sakrificën e familjes Jashari në krye me komandant Adem Jasharin, falë luftës së të cilëve ne sot gëzojmë lirinë.

“Jasharët dhanë krejt çka kishin për ne, dhe atë që është e jona sot. Ai zgjohej kur tjerët bini, kur disa kërkonin shtigje, ai çelte rrugë. Duhet të bashkohemi për të drejtën tonë, sepse ia kemi borxh atdheut, ia kemi borxh komandantit. Kosova ka sot më shumë siguri dhe liri për veten, i bën me u ndje të lirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Prekazi ndryshoi historinë e kombit shqiptar dhe Kosova nuk do të kthehet pas, por do të fuqizohet.

“Lirinë e kemi arritur me vendosmëri dhe me mençuri. Ishim të patundur në luftë me armikun dhe partnerë me ata që na u ndodhën pranë – miqtë e lirisë sonë – NATO-n, ne krye me SHBA. Kohëve të fundit, jemi dëshmitarë se janë hapur dilema e janë shtruar pikëpyetje për të ardhmen e këtij partneriteti. Sot, është dita t’i heqim këto dilema dhe t’i bëjmë të pakuptimta këto pikëpyetje. Miqësia jonë me SHBA, aleanca jonë me botën perëndimore, janë vlera të shenjta të kombit tonë. Prandaj, janë të paprekshme, të pacenueshme. Janë të përgjithmonshme. Si vetë liria jonë, për të cilën ranë Jasharët e Prekazit dhe mijëra dëshmorë të tjerë. Ky është identiteti ynë civilizues, nga i cili nuk mund të heqim dorë, sepse kombet nuk mund të tjetërsohen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat