Ku ishin 50 mijë "veteran" kur u rrethua Prekazi me 5, 6 dhe 7 Mars 1998?

Aktuale

Ku ishin 50 mijë "veteran" kur u rrethua Prekazi me 5, 6 dhe 7 Mars 1998?

Nga: N.Sh Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:48
UÇK

“Ku ishin 50 mijë "veteran" kur u rrethua Prekazi me 5, 6 dhe 7 Mars 1998?”, kështu pyet ish-deputeti i Kosovës, kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, thotë se, a mos ishin “veteranët e famshëm” duke e rrethuar Beogradin, si kundërpërgjigje ndaj forcave policore serbe që e masakruan familjen Jashari?

Kelmendi thotë si nuk ju vjen turp “50 mijë mashtruesve” që po e vjedhin buxhetin e Kosovës.

“Edhe këta 50 mijë mashtrues edhe ata komandantë që iu nënshkruan çertifikatën e veteranit këtyre 50 mijë mashtruesve, le ta dijnë se po e vjedhin popullin dhe shtetin e Kosovës.

La ta dijnë se po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve.

Të gjithë e dijmë arsyen pse sot janë të regjistruar dhe pse marrin pensionet rreth 60 mijë veteran”, shkruan Kelmendi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Ku ishin 50 mijë "veteran" kur u rrethua Prekazi me 5, 6 dhe 7 Mars 1998?

Ku ishin 50 mijë "veteranët e famshëm" kur u rrethua Prekazi me 5, 6 dhe 7 Mars 1998?

A mos vallë ishin duke e rrethuar Beogradin si kundërpërgjigje ndaj forcave policore serbe që masakruan familjen Jashari?

Si nuk iu vjen turp këtyre 50 mijë mashtruesve që vjedhin buxhetin e Kosovës.

Edhe këta 50 mijë mashtrues edhe ata komandantë që iu nënshkruan çertifikatën e veteranit këtyre 50 mijë mashtruesve, le ta dijnë se po e vjedhin popullin dhe shtetin e Kosovës.

La ta dijnë se po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve.

Të gjithë e dijmë arsyen pse sot janë të regjistruar dhe pse marrin pensionet rreth 60 mijë veteran.

Kjo me qëllim që këta së bashku me familjet e tyre të bëhen votues besnik të partive politike të atyre komandantëve që iu dhanë çertifikatën e veteranit.

Kështu që rreth 200 mijë vota i kanë siguruar partitë e atyre komandantëve që lëshuan çertifikata për veteranët e rrejshëm.

Respektet më të thella dhe uratat më të mira për 12-13 mijë veteranët e vërtetë të UÇK-së.

ZOTI i ruajt bijtë dhe bijat më të mirë të vendit tonë që u bashkuan nën flamurin e UÇK-së të ngritur nga Komandanti Legjendar Adem Jashari.

ZOTI i mëshiroftë dhe me Xhennet i nderoftë dëshmorët e vendit tonë.

ZOTI e ruajt popullin dhe shtetin tonë të dashur, Kosovën.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat