Haradinaj: Flijimi i Familjes Jashari, ringjalli një popull të tërë

Aktuale

Haradinaj: Flijimi i Familjes Jashari, ringjalli një popull të tërë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:52
Akademia përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”

(E plotësuar) -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore, e cila u mbajt në kuadër të aktiviteteve kushtuar “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri.

 Në fjalën e tij para përfaqësuesve institucionalë, të nivelit qendror dhe lokal, familjarëve të dëshmorëve, përfaqësuesve të Familjes Jashari, përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se e ndjejnë veten të pafuqishëm për të shprehur respektin për familjen emblematike, familjen legjendë të kombit tonë, Familjen Jashari dhe për Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

 Duke folur rreth përpjekjeve të popullit shqiptar për liri ndër shekuj, kryeministri Haradinaj tha se flijimin dhe rezistencën e familjes Jashari e kanë përjetuar i gjithë populli ynë, diçka që edhe në atë kohë por edhe sot kur kthehemi mbrapa, ishte vërtetë e trishtueshme, ishte e dhimbshme dhe e frikshme, mirëpo siç tha ai në vend që të na trishton, të na përul e të na frikëson e të na nënshtron, kjo sakrificë dhe ajo që ndodhi në Prekaz e kreu një mision që ishte prit gjatë që t’ju ndodhë shqiptarëve, e dërgoj në zemrat e njerëzve, në mendjet e njerëzve dhe kudo që ishin një ndjenjë se do t’i kushtohemi lirisë me çdo çmim.

 “Të gjithë jemi Jasharaj, të gjithë jemi Adem Jashari, të gjithë jemi Drenicë, të gjithë jemi çlirimtarë, të gjithë jemi UÇK. Kjo ndjenjë ndodhi në Kosovë, në diasporë, kudo që jetonin shqiptarët në trojet tona etnike dhe kësisoj u nisë me të drejtë thënia se u shua një familje që me u ringjall një popull i tërë, e pastaj në gjirin e këtij populli me u rikthye familja ashtu si i takon dhe si e meriton, u bë realitet”, tha kryeministri Haradinaj.

 Më tej, Kryeministri Haradinaj tha se dje në kazermën “Adem Jashari” ndodhi parakalimi i parë i ushtrisë tonë, ushtria më e re në Evropë dhe në botë, një ushtri e paqes, një ushtri e bijve dhe bijave tona, një ushtri që është mandatuar nga të zgjedhurit e popullit me mbrojtë Kosovën.

“Ne nuk do ta kemi të lehtë ta ruajmë kaq të pastër, jo vetëm respektin dhe përkujdesin për kategoritë e lirisë, por respektin dhe kujdesin për lirinë tonë, për popullin tonë, mirëpo ju siguroj se asnjëherë nuk do të humbim rrugën, për shkak se e dimë nga vijmë, e dimë nga cila dhimbje kemi mbërri këtu ku jemi dhe do të jemi çdoherë në respekt të gjithë sakrificës sublime të kombit tonë, veçanërisht përulemi me respekt para familjeve të dëshmorëve e në veçanti para sakrificës sublime dhe flijimit të Familjes Jashari, Komandantit Legjendar, Adem Jashari”, tha kryeministri Haradinaj.

Në këtë Akademi Përkujtimore, në emër të Familjes Jashari të pranishmit i përshëndeti, Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Ndërsa në emër të shoqatave të dala nga lufta foli, Nasim Haradinaj dhe një kumtesë për rezistencën e Familjes Jashari dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari, e paraqiti, profesori Muhamet Malaj.

Image

 

 Mala: Adem Jashari me çetën e tij, përjetësisht bërthamë e UÇK-së

Me një minutë heshtje në shenjë nderimi ndaj sakrificës më sublime të dëshmorëve dhe komandantit legjendar, Adem Jashari, ka nisur Akademia përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”, e cila përmbylli ditën e dytë të “Epopesë së UÇK-së”.

Në këtë akademi kushtuar 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, u vlerësua se lufta e komandantit Adem Jashari, qartësoi si asnjëherë më parë raportet me Serbinë, duke paraqitur në mënyrën më të mirë fundin e regjimit serb dhe të ardhmen e ndritshme për Kosovën.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se shqiptarët ndër shekuj kanë bërë luftë për liri, luftëra këto që kanë marrë përmasa të mëdha, teksa ka shtuar se flijimi i familjes Jashari, kreu një mision që ishte pritë gjatë që t’iu ndodhte shqiptarëve, betimin se “do t’i nënshtrohemi lirisë me çdo çmim”. 

Ai tha se Kosova duhet ta ruajë përgjithmonë respektin e të rënëve për liri, teksa u shpreh i sigurt se vendi asnjëherë nuk do të humbas rruga nëpër të cilën është fituar lavdia.

Haradinaj: Familja Jashari ra që të ngjallet një popull

“Të gjithë jemi Adem Jashari, të gjithë jemi Drenicë, të gjithë jemi çlirimtarë, të gjithë jemi UÇK. Kjo ndjenjë ndodhi kudo që jetonin shqiptarët në trojet tona. Është e drejt thënia se ‘u shua një familje, që me u ngjallë një popull i tërë’, e pastaj me ngjalljen e këtij populli, me u rikthy familja ashtu si i takon, si e meriton, me u bë realitet. Shiheni pra, janë 21 vite nga ajo datë dhe shihne rrugën tonë deri këtu. Ndoshta dy thënie e tregojnë të vërtetën tonë kaq mirë, njëra është e bacës Rifat, menjëherë pas lufte, kur e pyetën ‘a po mundesh me iu bë ballë dhembjes dhe mërzisë’, tha ‘nuk po kam kohë me e mendu dhembjen e mërzisë, se populli s’po an len’, dhe një thënie tjetër dje, në kazermën ‘Adem Jashari’ parakaloi ushtria jonë, ushtria më e re në botë, një ushtri e paqes, e djemve tanë, që është mandatu nga të zgjedhurit e popullit. Baca Rifat, tha edhe njëherë ‘Kjo dità « e shpërblen sakrificën e popullit tonë nëpër shekuj’”, tha ai.

Profesori Muhamet Mala tha se lufta e Jasharajve, ishte kulminacioni i rezistencës shqiptare, që nuk e la të qetë botën derisa u arrit ajo që do të duhej të arrihej para 100 viteve, kur Shqipëria kishte fituar pavarësinë e saj.

Mala theksoi se Prekazi në mënyrën më besnike përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke e përcjellë jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë.

Ai ka folur edhe për serbët të cilët vranë dhe shfarosën shqiptarët, ku tha se kanë arritur që ta bëjnë vlerë të tyre një antivlerë, siç është gënjeshtra, përmes së cilës udhëhoqën luftën, dhe vazhdojnë të udhëheqin politikën.

Mala: Në sfondin e luftës së Jasharëve qëndronte rezistenca heroike

“Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori ndodhë edhe të ndodhin ngjarje të rastësishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare ët historisë sonë më të re. Në sfondin e luftës së Jasharëve qëndronte rezistenca heroike e brezave të tërë shqiptarë, me të cilat u frymëzua dhe u brumos Adem Jashari dhe familja e tij. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit të armikut iu përgjigjën me sulm. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe heroike, armiku arriti të djegë e shkatërrojë lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Lufta për Prekazin qe e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijësin e saj, Kosova fitoi komandantin legjendar”, tha Mala.

Në emër të familjes Jashari dhe të rënëve për liri, vëllai i komandantit legjendar Adem Jasharit, Rifat Jashari, ka ftuar për unitet në mënyrë që të ruhet amaneti i dëshmorëve.

Jashari: Vetëm të bashkuar e unik mund të arrijmë qëllimet tona

“Sot prej mëngjesit e deri kur kam udhëtuar këndej, nga të gjitha viset shqiptare janë kanë në Prekaz. Ishalla Zoti na bekon tanëve, ishalla Zoti na jep të mbarën, ishalla gjejmë gjuhën e përbashkët e të punojmë e të veprojmë, e të ruajmë pavarësinë tonë, shtetin tonë, të ardhmen tonë, për hir të Zotit, por edhe të pasardhësve tonë, se vetëm të bashkuar e unik mund t’i arrijmë qëllimet tona”, tha ai.

Kurse Nasim Haradinaj nga shoqatat e dala nga lufta, tha se përjetësisht duhet respektuar gjaku i dëshmorëve, pasi lavdia e kësaj lufte nuk do të zbehet kurrë.

Ai tha se asnjë vepër nuk mund të krahasohet me rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Haradinaj: Kujtimi për familjen Jashari është hyjnor

“Duhet të jemi të kujdesshëm që ta vlerësojmë mundin, sakrificën dhe gjakun e tyre të derdhur për lirinë e Kosovës. T’i ruajmë këto vlera si sytë e ballit, sepse lavdia e kësaj lufte nuk do të zbehet kurrë as nuk do të mplaket. Kujtimi për komandantin legjendar Adem Jashari, të vrarët e kësaj familje, në mesin e tyre 15 fëmijë të moshës 7-16 vjeç, 17 femra, pleq e plaka deri në moshën 74 vjeçare, është i përjetshëm, është hyjnor dhe i përmasave gjithëkombëtare”, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë bërë homazhe në Prekaz, tek varret e familjes Jashari dhe kudo në viset shqiptare, pranë varreve të dëshmorëve.

 Rifat Jashari fton për unitet: Vetëm kështu ruhet Kosova

Lufta e Adem Jasharit qartësoi si asnjëherë më parë raportet me Serbinë, duke paraqitur në mënyrën më të mirë fundin e regjimit serb dhe të ardhmen e ndritshme për Kosovën.

Kështu u tha në akademinë përkujtimore kushtuar Epopesë së UÇĶ-së dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftës së ndritshme të saj për lirinë e Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se sakrifica e familjes Jashari ishte misioni i kahmotshme, i cili iu kishte dashur Kosovës.

“Kjo sakrificë e kreu një mision që ishte dashur të ndodhte moti. Të gjithë jemi Adem Jashari, Drenicë dhe UÇK. Kjo ndjenjë ndodhi kudo që kishte shqiptarë. Janë 21 vjet nga ajo datë, ndoshta dy thënie e tregojnë të vërtetën shumë mirë, njëra është e bacës Rifat kur u pyet a po mundet me përballu mërzinë, ku tha: 'populli s’po na len'; dhe tjetra, dje në kazermën 'Adem Jashari', parakalimi i parë i ushtrisë sonë. Baca Rifat tha edhe njëherë 'kjo ditë e shpërblen sakrificën e popullit tonë nëpër shekuj'", tha ai.

Historiani Muhamet Mala tha se lufta e Jasharëve ishte zëri më i fuqishëm i luftës çlirimtare të Kosovës. Ai tha se edhe sot kuptohet më mirë se kurrë, se politika serbe ka mbetur kryeneçe dhe jo kërkim-falëse.

"Prekazi në mënyrën me besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë. Adem Jashari ka qenë dhe ka mbetur bërthamë e UÇK-së. Adem Jashari dha edhe komponentën luftarake dhe nisi angazhimin e tij në luftën çlirimtare. Ai dhe çeta e tij e donin Kosovën të lirë dhe të pavarur. Ai ishte kudo, fillimisht në Drenicë e pastaj edhe në vendet tjera. Lufta që zhvilloi Adem Jashari ishte e madhe. Lufta për Prekazin ishte e ashpër, por qëndresa ishte e madhe. Në këto luftime të ashpra që u zhvilluan tri ditë, u morën jetën 55 shqiptarëve, 22 prej të cilëve ishin nga familja Jashari. Kjo ishte impuls i ri në luftën çlirimtare", tha ai.

Nasim Haradinaj nga shoqatat e dala nga lufta, tha se përjetësisht duhet respektuar gjaku i dëshmorëve, pasi lavdia e kësaj lufte nuk do të zbehet kurrë.

Ai tha se asnjë vepër nuk mund të krahasohet me rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

“Lufta e Adem Jasharit qartësoi si asnjëherë më parë raportet me Serbinë, duke paraqitur në mënyrën më të mirë fundin e regjimit serb dhe të ardhmen e ndritshme për Kosovën”, tha ai.

Në nderim të të rënëve për lirin dhe të familjes Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jasharit, Rifat Jashari, ka ftuar për unitet në mënyrë që të ruhet amaneti i dëshmorëve.

"Kërkoj të bëhemi unik që ta ruajmë shtetin dhe pavarësinë tonë, pasi vetëm duke qenë kështu mund t'i arrijmë qëllimet tona", porositi ai./

Akademi për “Epopenë e UÇK-së” (Drejtpërdrejt)

Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj mbahet akademi përkujtimore për nder të “Epopesë së UÇK-së”.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 ra heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat