Kosova në Interpol: Serbia thotë se Kosova marr edhe më pak vota se në Dubai

Aktuale

Kosova në Interpol: Serbia thotë se Kosova marr edhe më pak vota se në Dubai

Nga: F. B. Më: 6 mars 2019 Në ora: 18:42
INTERPOL

“Kërkesa e institucioneve të Prishtinës për pranim të Kosovës në Interpol tregon se votimi i fundit nuk i ka këndell”, ka thënë Nebojsha Stevanoviç, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Është e qartë se nuk kuptojnë se këmbëngulja  nuk është argument, por vetëm e drejta ndërkombëtare dhe rregullorja e kësaj organizate profesionale", nënvizoi Stevanoviç.

Ai njoftoi dërgimin e letrës zyrtarëve të Interpol ku kërkohet që pranimi i Prishtinës mos të shqyrtohet fare në Asamblenë e kësaj organizate, ndonëse të gjitha argumentet janë në anën tonë.

“Mendoj se të gjithë e kanë të qartë se ndryshimi i vetëm në raport me votimin e kaluar është shtimi i numrit të shteteve që kanë tërhequr njohjen. Nëse në Dubai kanë munguar 40 vota, besoj se në Kil do të jenë edhe më larg", tha ai.

“Do të përkujtojmë vendet anëtare të Interpolit se në harmoni me rezolutën 1244 Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe si e tillë nuk mund të aplikoj për anëtarësi në Interpol. Po ashtu do i përkujtoj se rezolutën e Pekinit 2017 ku thuhet se vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe ato vëzhguese mund të bëhen pjesë e Interpolit, gjë që Kosova nuk është", tha ai.

Stefanoviç shprehu besimin se në Kuvendin e fundit të gjithë e kanë kuptuar rrezikun e keqpërdorimit të Interpolit nga ana e zyrtarëve të Prishtinës, që në rast pranimi mund të njihen me dosjet e tyre në Interpol.

"Si do të shfrytëzohen këto dhe të dhënat tjera nuk dua as të mendoj. Një është e qartë në gjëra të drejta nuk do përdoren. Do të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin e Serbisë, të drejtën ndërkombëtare por edhe integritetin e Interpolit përkundër tentimeve të Prishtinës që të shkel të gjitha këto", nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat