Mblidhet urgjent kryesia e PDK-së, a po rrëzohet qeveria?

Aktuale

Mblidhet urgjent kryesia e PDK-së, a po rrëzohet qeveria?

Më: 6 mars 2019 Në ora: 20:03
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Në momentin kur ishte vendosur taksa nga qeveria aktuale, krerët e koalicionit qeverisës kishin dalur publikisht në mbështetje të saj.

Kundër taksës ishin shprehur autoritetet serbe, të cilat nuk pranuan të ulen për bisedime të mëtutjeshme me Kosovës pa u hequr taksa ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe këto qëndrime i kishin përkrahur edhe zyrtarë të lartë të BE-së të cilët kishin bërë thirrje për heqje të taksës dhe vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Çështja ishte bërë më serioze javë më parë kur edhe SHBA-të dolën haptaz kundër taksës dhe insistuan në arritjen e një konsensusi mes Kosovës e Serbisë.

Krerët e koalicionit qeverisës nisën ti luhatnin qëndrimet e tyre pas thirrjeve publike të SHBA-së për pezullimin e taksës.

Edhe pse larg syrit të publikut, burime brenda qeverisë thonë se koalicioni nuk po gjen gjuhë të përbashkët dhe si pasojë, qeveria do të bie.

Burime të sigurta të Ballkani.info thonë se sot në mbrëmje, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhje me kryesinë e ngushtë.

Mbledhja pritet të fillojë në ora 22:00 dhe siç i është thënë Ballkani.info, do të diskutohet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat