"Bota perëndimore habitej me guximin dhe vullnetin e shqiptarëve për liri"

Aktuale

"Bota perëndimore habitej me guximin dhe vullnetin e shqiptarëve për liri"

Më: 6 mars 2019 Në ora: 20:21
Adem Jashari

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka theksuar se Epopeja e UÇK-së, e udhëhequr nga Legjendari, Komandant Adem Jashari, shënon kulminacionin e sakrificës, “që populli ynë dhe ushtria e jonë bënë për lirinë dhe pavarësinë që ne e gëzojmë sot”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Epopeja e UÇK-së, e udhëhequr nga Legjendari, Komandant Adem Jashari, shënon kulminacionin e sakrificës, që populli ynë dhe ushtria e jonë, bënë për lirinë dhe pavarësinë që ne e gëzojmë sot.

Bota perendimore habitej me guximin, sakrificën, flijimin, dhe vullnetin e shqiptarëve për liri dhe shtet. UÇK-ja ishte në ballë të kombit, përderisa ajo çfarë gëzojmë sot, ishte besimi i ushtarëve, se kjo tokë e ky vend, përherë ka qenë, është, dhe do të mbetët, amaneti i njerëzve tē saj.

Epopeja e UÇK-së është vullneti i njerëzve që i bëjnë të gjitha për këtë vend, dhe që janē në shërbim të atdheut, me mish e me shpirt. E befasuar nga guximi i hekurt i saj, bota e lirë, i thuri lavde UÇK-së, duke e përkrahur dhe duke e marrë si shembull të kombeve liridashëse kudo në botë. Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat