Shikoni pamjet nga kthimi i katër anëtarëve të familjes Jashari nga Gjermania 20 vite më parë

Aktuale

Shikoni pamjet nga kthimi i katër anëtarëve të familjes Jashari nga Gjermania 20 vite më parë

Nga: N.Sh Më: 6 mars 2019 Në ora: 21:11
Foto nga video

Kryetari i KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një video të kthimit nga Gjermania të katër anëtarëve të familjes Jashari.

Kjo video, sipas tij për herë të parë po publikohet.

“Me rastin e 20 vjetorit të kthimi nga Gjermania i katër anëtarëve të familjes së Shaban (Murat) Jasharit: Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamze) Jashari. Këta katër anëtarë u kthyen pas luftës, saktësisht, më 29 qershor 1999 në orët e mesditës, spari ishin në Shtabin e Ushtrisë ÇLIRIMTARE të Kosovës në Skenderaj, prej ketu pastaj shkuan në vendlindjen e tyre, në Prekazin Heroik të Skenderajt! Ky inqizim publikohet për herë të parë!” ka shkruar Barani në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat