Gjini: Jemi vetë fajtorë që po na kërkojnë ta heqim taksën

Aktuale

Gjini: Jemi vetë fajtorë që po na kërkojnë ta heqim taksën

Më: 6 mars 2019 Në ora: 22:01
Ardian Gjini

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka folur rreth trysnisë ndërkombëtare me të cilën po përballet Kosova për heqjen e taksës së vënë ndaj mallrave nga Serbia.

Gjini ka thënë në emisionin “Pressing”, se vetë klasa politike e Kosovës është fajtore që Kosovës po i bëhet thirrje ta heqë taksën – për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë.

“Shumë shpejt kemi nisur t’i themi njëri-tjetrit a ta heqim”, është shprehur ai.

“E kemi krijuar një porozitet në mburojën tonë”, ka deklaruar nënkryetari i AAK’së.

“Po të kishim qenë më unik... shtypja shpërthen aty ku mundet”, ka vlerësuar Gjini.

“Ne kemi lejuar të kemi presion në Kosovë. Kosova ka lejuar të ketë presion”, ka theksuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat