Zv.ministri i Mbrojtjes: Më mirë hiç marrëveshje se plotësim kriteresh të Vuçiqit

Aktuale

Zv.ministri i Mbrojtjes: Më mirë hiç marrëveshje se plotësim kriteresh të Vuçiqit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 23:42
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se më mirë është që Kosova të mos arrijë fare marrëveshje me Serbinë se sa të plotësojë kritere të Aleksandër Vuçiqit për vazhdimin e dialogut, siç është heqja e taksës për mallrat e Serbisë.

“Më mirë është mos ketë marrëveshje fare me Serbinë, se sa t’i plotësohen kërkesa ish-ministrit të Millosheviqit (Vuçiqit v.j.)”, ka thënë ai në RTK 3.

Ai ka thënë se nuk e beson që dëmtohen raportet me SHBA-në duke mos e heequr Kosova taksën.

“Unë nuk besoj në asnjë variant që raportet me SHBA-në janë episodike dhe mund të dëmtohen nga një vendim apo një tjetër”, është shprehur Ramadani.

Ai ka thënë se shpreson që do të kalojë situate e pasojave të taksës.

“Jemi të njoftuar për anulimin e tetë programeve për FSK-në. Dhe normalisht që nuk është lajm i mirë. Besoj që është diçka që kalon shumë shpejt”, ka theksuar Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat